Transmetuar më 25-10-2023, 12:47

SPAK i sekuestron 5512 m2 truall Artan Gaçit bashkëshortit të ish-ministres Olta Xhaçka.

Sekuestro preventive është vendosur pasi po hetohet për falsifikim të aktit të marrjes së tokës në pronësi.

Kjo sipërfaqe rezulton të jetë një pjesë e tokës me të cilën Gaçi ka fituar statusin e investitorit strategjik pak kohë më parë.

Disa ditë më parë Gaçi u paraqit në SPAK, ku një ditë para tij ishte pyetur ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se Gaçi është kallëzuar nga Fredi Beleri. Për të njëjtën çështje janë kallëzuar edhe Goro e vetë Xhaçka.

Mbi bashkëshortin e ish-ministres rëndon akuza e “falsifikimit të dokumenteve” dhe “pastrimit të produktit të veprës penale” të kryer në bashkëpuni

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd