Transmetuar më 24-10-2023, 19:25

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku nga Montecitorio në Romë foli për marrëveshjen e pensioneve Itali-Shqipëri.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Tabaku shkruan se qeveria duhet të bëjë çfarë është e mundur për firmosjen e marrëveshjes. Më tej bën me dije se janë 300 mijë shqiptarë që paguajnë kontribute sociale, që paguajnë çdo muaj sigurimet shoqërore, 31 mijë prej të cilëve janë në moshë pensioni.

“Sot nga Roma ne Senat dhe dhomën e deputetëve, duke diskutuar sigurisht për procesin e integrimit, për mbështetjen që Italia ka dhënë, çfarë mund të bëjmë ndryshe më mirë. Por ajo që është më e rëndësishmja për të diskutuar për kontributin e qindra mijërave shqiptarë qe jetojnë dhe punojnë ne Itali.

Janë 300 mijë shqiptarë që paguajnë kontribute sociale, që paguajnë çdo muaj sigurimet shoqërore, 31 mijë prej të cilëve janë në moshë pensioni, që duhet patjetër të marrin pensionin e tyre. Duhet të bëjmë çdo gjë që marrëveshja të firmoset dhe të lëvizë ne Senat dhe ne dhomën e deputetëve.”, u shpreh Tabaku.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd