Transmetuar më 24-10-2023, 10:05

Ish kryeministri Sali Berisha, ndaj të cili është caktuar masa detyrim për tu paraqitur, për akuzën e “Korrupsioni pasiv i funksionareve të larte shteterore ose te zgjedhurve vendore, kryer ne bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25i Kodit Penal, për privatizimin e kompleksit Partizani, do të pyetet këtë të martë ne oren 14:00 nga gjykata.

Por sipas burimeve dhe informacioneve te siguruara ish kryeministri nuk është njoftuar për marrjen e tij në pyetje. Seanca e sotme pritet të zhvillohet ne mungese te ish-kryeministrit Berisha, nese ai nuk paraqitet vullnetarisht.

Në rast se ai nuk paraqitet, ndaj Berishës pritet të caktohet avokat kryesisht nga shteti, i cili do ta perfaqësojë atë. Rreth orës 17:00 të së hënës zbarkuan sërish oficeret e policise Giygësore per t’i komunikuar masen, por Berisha nuk ndodhej ne banese. Ndaj tij gjyqtarja Irena Gjoka, ka caktuar masën “detyrim paraqitje” dhe i eshte bllokuar pasaporta, pas akuzave per dosjen e privatizimit te ish-kompleksit sportiv “Partizani”.