
Paolo Jarre, terapist, ekspert për varësinë ndaj lojërave të fatit, po ndjek nga afër Fagiolin. Ai po e ndihmon futbollistin bardhezi të luftojë varësinë nga bixhozi. Së shpejti do të duhet të bëjë një raport për të raportuar ecurinë e mesfushorit të Juventusit, të skualifikuar nga sistemi i drejtësisë sportive.
"Futbollistët kanë gjithçka, por mes gjithçkaje që kanë ka shumë para dhe shumë kohë të lirë, ndërsa në vend të kësaj ata kanë pak aftësi për të menaxhuar paratë dhe kohën e lirë, – tha Jarre për "Sky".
– Ata shpesh kanë një nivel mesatar, ose të ulët të arsimimit dhe pak interesa përtej futbollit. Gjithmonë kanë celularët e tyre në duar, si shumë fëmijë. Afërsia me ofertën është shumë e rëndësishme si një faktor rreziku".
Seancat e Fagioli me terapistin janë çdo dy javë: "Është një proces muajsh, i cili mund të zgjasë edhe një vit. Heqja e lojës me baste dhe vendosja e diçkaje që e zëvendëson atë përsa i përket pasionit, emocionit, ngjyrës së jetës, është thelbësore.
Futbollistët kanë një jetë të zbrazët nga interesat dhe pasionet. Mediat sociale, për shembull, janë një referencë boshe, nuk japin ngrohtësi dhe dashuri autentike. Ndonjë këshillë për zyrtarët e futbollit? Jepuni mundësi futbollistëve të kryejnë edhe aktivitete të tjera shoqërore.
Do të ishte e rëndësishme që pagat të shpërndaheshin në një periudhë më të gjatë kohore për të parandaluar shpenzimin e tyre menjëherë. T’i ruajnë këto para, sepse do t’ju duhen shumë pas moshës 40 ose 50 vjeç".
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





