Transmetuar më 23-10-2023, 14:24

TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në konferencën për shtyp paraditen e sotme për mediat, analizoi veprimet e tij në lidhje me dosjen “Partizani” që po hetohet nga SPAK. Berisha dha përgjigje për pretendimin se Malltezi ka marrë të ardhura nga privatizimi, ku sipas Berishës as 10 përqind të pronave që i takojnë nuk i ka marrë.

Ai i cilësoi masat e sigurisë si fletërrufe të kryeministrit Rama, Berisha tha se, ai dhe dhëndri i tij nuk kanë shkelur asnjë ligj të vendit. Berisha theksoi se procedurën për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani” e nisi kryeministri Fatos Nano dhe ishte Edi Rama në cilësinë e kryebashkiakut të Tiranës ai i cili ndryshoi destinacionin e tokës në truall ndërtimi.

"SKAPI dhe Edi Rama i fsheh këto dokumente. Pas 3 viteve hetime policeske, Rama dhe larot e tij, mbi kallëzime të rreme, përfundojnë në mjerimin dhe poshtërimin e tyre, të vendosin masë sigurie dhe arrestim për personin që është nën hetim, pasi kanë fshehur dhe manipuluar qindra dokumente. Do faktoj daci-baon me fletë më të gjata. Në daci-baon e tij, Edvini dhe larot e tij, kompensimi për familjet ka nisur në 94 dhe deri në 2005. Kthimi i pronave ka nisur në vitin 95. Ata kanë marrë në përputhje me ligjin e pronës një pjesë të pronave të tyre, deri në 2009 me privatizimin. Dhëndri i im pronar, i cili nga të dy gjyshërit, s’ka marrë as 10% të asaj që i takon. Për këtë qëllim amendova ligjin në vitin 2004 dhe zgjata me një vit afatin e dorëzimit të dokumenteve të ish-pronarëve për të kërkuar pronat e tyre. Këtu mund të përdorja çdo epitet, por po i pyes këta mender zyrtarë, po Fatos Nano që kishte zgjatur para meje me 2 vite afatin për zgjatjen e procedurave. E bëri për dhëndrin tim? Sharlatanë! S’keni moral."- tha Berisha për mediat.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd