Transmetuar më 23-10-2023, 11:49

Të gjithë kemi një sportist të preferuar dhe ndonjëherë e kapim veten duke hulumtuar tek profilet e tyre në rrjetet sociale.

Siç duket, pavarësisht moshës së tij të re, ylli i tenisit Carlos Alcaraz po e përzien emrin e tij me disa nga më të mëdhenjt e sporteve të tjera.

Imazhi i Alcaraz ka kohë që ka kaluar kufijtë. Një kampion i dyfishtë Grand Slam në moshën 20-vjeçare, tenisti është bërë një fenomen masiv kudo që shkon.

Një studim i zbuluar këtë të hënë nga Marca tregon se Alcaraz është në top 10-shen e atletëve më të kërkuar gjatë vitit të kaluar në Google, rrjetet sociale dhe mediat.

Deri në 60 milionë kërkime janë gjeneruar për emrin e tij në një listë të personazheve të famshëm të sportit, në të cilën ai ka tejkaluar vetë Novak Djokovic dhe është i pari në mesin e tenistëve.

10 sportistët më të kërkuar

Cristiano Ronaldo – 199.4 m (futboll) Neymar – 140.9 m (futboll) Lionel Messi – 104.4 m (futboll) LeBron James – 72.1 m (NBA) Virat Kohli – 68.0 m (kriket) Kylian Mbappe – 63.7 m (futboll) Carlos Alcaraz – 60.0 m (tenis) Novak Djokovic – 58.4 m (tenis) Erling Haaland – 43.4 m (futboll) Lewis Hamilton – 34.9 m (Formula 1)

Lider në këtë renditje është futbollisti portugez Cristiano Ronaldo. Podiumin e plotësojnë edhe dy futbollistë të tjerë, Neymar dhe Lionel Messi.

Yjet në rritje si Jude Bellingham i Real Madridit janë në vendin e trembëdhjetë me 32.5 milionë kërkime ndërsa kampioni i botës në Formula 1, Max Verstappen është i njëmbëdhjeti me 34.3 milionë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd