Transmetuar më 23-10-2023, 10:25

TIRANË- Drejtori i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore Ardi Veliu ka dhënë dorëheqjen nga posti që mban aktualisht.
Veliu e dorëzoi dorëheqjen te kryeministri Edi Rama. Mirëpo, Ram nuk e pranoi.
Ende nuk dihen arsyet që kanë çuar Veliun në dhënien e dorëheqjes nga drejtimi i AMP, post të cilin e mbante prej gati një viti.
Më herët Veliu ka qenë në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit si dhe atë të zv.ministrit të Energjisë dhe Infrastrukturës.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





