Transmetuar më 23-10-2023, 08:52

LUKSEMBURG-Krerët e diplomacisë së BE-së sot do të mbajnë një takim në Luksemburg, ku pjesë e diskutimeve do të jetë edhe situata në Kosovë pas ngjarjeve në Banjskë,
Takimi do të nis në orën 08:30, do të diskutohet për situatën mes Kosovës dhe Serbisë,ku pas incidenteve, BE-ja u ka kërkuar të dyja palëve të kontribuojnë urgjentisht në de-përshkallëzimin dhe kthimin në zbatimin e detyrimeve të tyre të pazgjidhura që dalin në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja,thuhet në njoftim.
“Sipas çështjeve aktuale, Këshilli do të prekë, ndër të tjera, situatën mes Serbisë dhe Kosovës, Kinën dhe Sahelin"-thuhet në deklaratë.