TIRANË- Deputeti Flamur Noka shprehtet se Sali Berisha nuk e ka ndihmuar dhëndrin e tij, Jamarber Malltezin, i cili u arrestua mbrëmjen e djeshme nga SPAK në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-klubit Partizani.
Noka me anë të një postimi në Facebook ka zbuluar prova, ku sipas tij lejen e ndërtimit në atë truall e ka dhënë vetë Edi Rama.
"Heqjen nga kompleks sportiv dhe kalimin ne truall të pronës së Ish-klubit Partizani (prone e vjeter e 5 Familjeve te medha te Tiranes)e ka dhene Edi Rama …Lejen e ndertimit Jamarber Malltezit ja ka dhene Edi Rana e jo Sali Berisha…Ja fotokopja e lejes Ndertimit…. Prove e jo dokerr alla Millonai…"-shkuan Noka.
Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi u arrestua mbrëmjen e kaluar kur sapo filloi në aeroportin e Rinasit. Ndalimi u bë nga SPAK në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-klubit Partizani. Malltezi akuzohet për korrupsionin dhe patrim parash. Ndaj ai është në sekuestrim edhe pasuria. Në pranga është edhe ortaku i tij Fatmir Bektashi i akuzuar për të bërë vepra penale. Megjithatë, GJKKO ka disa masa sigurie ‘deyrim’ dhe ndalimin e daljes jashtë vendit për kryedemokratin Sali Berisha, ndërsa burimet për Dosja.al bëjnë me dije se do të bëjnë dhe ndalim të tjerëve që përfshihen në këto çështje.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd