Transmetuar më 22-10-2023, 20:39

Përleshje me thika mes të miturve në Fier. Një 16-vjeçar përfundon në spital.

Policia vendore informon se ‘rreth orës 19:20, në vendin e quajtur "Zogu i zi", Fier, dyshohet se një shtetas 16 vjeç, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), një bashkëmoshatarin e tij 16 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e autorit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.’

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd