Interesi i shqiptarëve për makinat evidentohet tek raporti 232 autovetura për 1 mijë banorë.
Këto të dhëna kanë dalë nga një raporti i INSTAT për mjetet e regjistruara në vitin 2022.
Theksojmë se marka e njohur gjermane e prodhimit të automobilave, Mercedez-Benz, ka qenë në 30 vitet e fundit të demokracisë e preferuara e shqiptarëve. Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Instituti i Statistikave në Shqipëri, Instat, kjo markë vijon të mbetet e tillë.
Theksojmë se 740 mijë mjetet e regjistruara në Shqipëri, 29.1% e tyre janë të prodhimit Mercedes-Benz ose Daimler Chrysler (degë e Mercedesit në vitet 1998-2007).
Ndërkohë që në vend të dytë pozicionohet kompania Volkswagen për nga numri i automjeteve në Shqipëri, duke zënë 17.5% të mjeteve në përdorim. Gjigandi amerikan, Ford, radhitet i treti me 9.8% të tregut e më pas ndjekin gjermanët e Opel me 5.3%, Audi me 5.4% dhe japonezët e Toyota me 4.4% të tregut.
Italianët e grupit Fiat, radhiten të shtatit me vetëm 3.9% të tregut, të ndjekur nga BMË me 3.3%, Renault me 2.8%, e për të vijuar më pas me kompani të tjera, të cilat së bashku zënë 18.4% të gjithë tregut.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd