TIRANË- Në vijim të aksionit për aferën e kompleksit ‘Partizani’, SPAK ka dhënë urdhër arrest edhe për Fatmir Bektashi, mik dhe ortak i dhëndrit të kryedemokratit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi i cili u vu në pranga mbrëmjen e kësaj të shtune sapo mbërriti në aeroportin e Rinasit. Bekteshi është arrestuar në banesën e tij, ndërsa pritet të përballet me akuzën për ‘pastrim parash.
Sakaq, theksojmë se, Malltezi u vu në pranga mbrëmjen e kësaj të shtunë në aeroportin ‘Nënë Tereza’, në momentin që sapo ka zbritur nga avioni pasi po kthehej nga Gjermania. GJKKO ka caktuar dhe masë sigurie ‘detyrim paraqitje’ dhe ndalim për dalje jashtë vendir dhe për kryedemokratin Sali Berisha. Ky i fundit ka lajmëruar një konferencë urgjente për shtyp në orën 21:00.
Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha i cili më herët ka mbajtur edhe postin e Drejtuesit të Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike është vënë në pranga nga policia mbrëmjen e kësaj të shtune. Arrestimi i tij është bërë sapo ka mbërritur në aeroportin e Rinasit dhe dyshohet se ka lidhje me aferën e privatizimit të klubit Partizani.
Më 17 nëntor 2020 Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka dorëzuar një kallëzim penal në SPAK, për privatizimin e kompleksit “Partizani”. Balla ka ngritur akuzë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-ministrit të Mbrojtjes Arben Imami, anëtarë të tjerë të qeverisë së drejtuar nga Berisha, Jamarbër Malltezi dhëndrin e Sali Berishës, përfitues direkt i kësaj prone si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare bashkë me administratorët dhe aksionerët e dy kompanive ndërtuese në atë kompleks. Çështja është regjistuar për veprën penale të parashikuar nga neni 287 të Kodit Penal që parashikon ‘pastrim të produkteve të veprës penale’.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd