Transmetuar më 21-10-2023, 16:55

Zjarri ka përfshirë veriun e Korfuzit paraditen e sotme në Greqi.

Flakët janë favorizuar edhe nga erërat e forta.

Sipas mediave greke tashmë vatrat e zjarrit janë drejt shuarjes.

Fillimisht zjarri ka rënë pranë ndërtesave, por edhe një njësie hoteliere e cila mësohet se është e braktisur.

Më pas flakët kanë përparuar deri pranë bregdetit.

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse. Ata operojnë me 22 zjarrfikës me 9 automjete, si dhe 4 avionë dhe 1 helikopter.

Këto forca kanë mbërritur në vend nga Igumenica.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd