Transmetuar më 21-10-2023, 14:16

Banori i parë i shtëpisë më të famshme në Kosovë ‘Big Brother Vip’, ishte këngëtari i njohur shqiptar Blero Muharremi. Prej kohësh, Blero është shkëputur nga karriera e tij muzikore e duket se ka nisur një eksperiencë të re në këtë ‘reality show’.

Ai premtoi se do të japë më të mirën nga vetja, ndërsa sigurisht u pyet edhe për statusin e tij, ku theksoi se është ‘single’ dhe pse jo po i jep një shans tjetër vetes për të gjetur sërish dashurinë.

Pas Bleros, në ‘BBVK 2’ u futën edhe plot konkurrentë të tjerë, personazhe të njohur në Kosovë dhe jo vetëm. Mes tyre ishte edhe transgjinorja Edona James, emri i vërtetë i së cilës është Kujtim Shehu.

Ish-banori i këtij formati, Getinjo,ka reaguar pas hyrjes së Edonës duke u ‘tallur’ me artistin shqiptar.

“Blero kësaj here mos dështo”, u shpreh ai.

Ky reagim duket si një thumb për Bleron pasi vitin e kaluar u nda nga gruaja e tij, Afrona Dika, e më pas bëri bujë për një tjetër romancë të re.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd