Transmetuar më 21-10-2023, 12:54

Rasti i basteve, Milani, Vlahovic dhe kushtet e Chiesa. Këto janë temat kryesore, për të cilat Massimiliano Allegri foli në konferencën për shtyp para duelit me kuqezinjtë, në kuadrin e javës së 9-të të Serie A. Allegri zbulon se cili do të jetë kapiteni i Juventusit në mungesë të Danilos, i cili është i dëmtuar: Adrien Rabiot.

"Bastet e paligjshme? Klubi ka folur dhe unë jam në përputhje me atë që është thënë. Nicolò po fillon një udhëtim që do ta kthejë në fushë në fund të majit, – tha trajneri i Juventusit. – Këto 7 muaj do ta ndihmojnë atë të ruajë qasjen sportive dhe përkushtimi social. Duhet të mbështetet”.

Për Milanin: "Kuqezinjtë janë favoritë për titullin, së bashku me Napolin dhe Interin. Nesër do të jetë një ndeshje e bukur dhe stimuluese ndaj tyre, sepse përballen të parët me të tretët në klasifikimin aktual. Natyrisht, në ‘San Siro’ do të jetë shumë e vështirë për ne”

Mbi Vlahovic dhe Chiesa: "Dusan ka punuar me ekipin gjatë gjithë javës dhe është mirë. Chiesa bëri një gjysmë seance dje, sot do ta vlerësojmë nëse do të jetë i qetë për të qenë në dispozicion dhe nëse do ta grumbullojmë. Unë duhet të kuptoj nëse është i qetë pas këtij problemi që ka pasur. Do t’i vlerësojmë kushtet e tij, shpresoj ta kemi në dispozicion.

Vlahovic që nga fillimi? Do të shohim, ai me siguri nuk i ka 90 minuta të plota në këmbë. Milik dhe Kean janë mirë. Moise po rritet shumë si lojtar dhe si njeri".

Pioli dhe Marotta e shohin Juventusin si favorit për titullin: "Njëri është trajneri i Milanit, tjetri drejtori i Interit. Është e natyrshme për ta që Juventusi të shihet si favorit. Duhet të marrim sa më shumë pikë, sa të jetë e mundur, për të arritur në fund të majit në “top 4”. Le ta shijojmë ndeshjen e nesërme kundër Milanit dhe të shohim se çfarë kemi mundësi të bëjmë".

Mbi emergjencën në mbrojtje: "Ne kemi Rugani dhe Huijsen, nuk do të ketë nevojë për ndryshime. Për momentin Rugani mund të luajë në çdo pozicion në mbrojtjen me tre lojtarë. Ai është një lojtar i besueshëm, ka qenë gjithmonë, tani edhe më shumë. Kur e thërrisni në fushë, gjithmonë përgjigjet dhe unë jam i qetë. Pastaj kemi Huijsen, i cili nëse nevojitet, është gati".