Transmetuar më 20-10-2023, 22:54

Ish myftiu i Tiranës, Ylli Gurra në emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv është përlasur me David Kantozin, izaraelito-shqiptar, në lidhje me bombardimet në Rripin e Gazës. Sipas Gurrës, izraelitët po vuajnë gabimet e Netanjahut, por Kantozi iu kthye se kjo që ai po thotë është e turpshme.

Gurra: Dhimbja ka emër Gaza. Asnjë shtet më jodemokratik nuk i lind e drejta të përgjigjet me të njëjtën monedhë cilado qoftë, mbetet vetëm një organizatë. Aq sa thotë formalisht në territoret e mbetura të palestinezë është autoriteti palestinez i ndarë. Gaza diku gjetkë dhe Bregu Perëndimor aty kush është bashkë me komunitetit hebre që jetojnë aty prej vitesh. Po paguajnë izraelitët gabimet e Netanyahut. Janë përplasje të brendshme.

David Kantozi: Turp të kesh dhe më vjen shumë keq që të japin mikrofonin të flasësh. Më vjen jashtë mase turp ta dëgjoj shqip këtë.

Gurra: Më vjen turp nga fëmijët që vriten nga të dyja krahët.

Kantozi: Po debatoj për teoritë e konspiracionit që thatë juve. Janë mendime të frikshme. Të akuzosh politikën e një shteti për interesat e tyre të bëhen këto është e turpshme.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd