Transmetuar më 21-10-2023, 07:00

Turizmi në Shqipëri është në rritje të vazhdueshme duke e bërë vendin tonë një destinacion të preferuar për pushuesit europianë dhe jo vetëm.

Kjo dukuri ka filluar të shihet qartë në dy vitet e fundit dhe është shoqëruar me një rritje të shpejtë në numrin e vizitorëve.

Vetëm gjatë gjysmës së parë të vitit, pra periudhës janar-gusht të 2023, mbi 7 milionë turistë të huaj kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet e tyre.

Ky zhvillim i ndjeshëm në turizëm ka ndikuar pozitivisht në ekonominë tonë dhe ka nxitur interesin për investime në sektorin e turizmit dhe real estate, raporton noa.al.

Kompleksi Next to Vala Mar Premium premton shërbime të larta për turistët vendas dhe të huaj

Një nga arsyet kryesore është taksimi i ulët për pronën në Shqipëri, i cili e bën vendin tonë shumë tërheqës për investitorët duke hapur edhe shumë mundësi për të blerë dhe zhvilluar projekte të ndryshme.

Institucionet financiare në Shqipëri kanë rritur lehtësitë dhe opsionet e financimit për klientët që dëshirojnë të investojnë në projekte të ndryshme.

Bankat mundësojnë kreditim të njëjtë për rezident dhe jo rezident, pra trajtohen njësoj si personat që jetojnë dhe janë banues në Shqiperi si dhe ata të huaj.

Gjithashtu kjo ka bërë që investimi në sektorin e real estate të jetë më i lehtë dhe më i arritshëm për shumë njerëz.

Nisur nga lehtësirat e përmendura dhe interesi i lartë shumë projekte gjatë bregdetit në Hamallaj po marrin jetë dhe po sjellin një zhvillim të ri për vendin tonë.

Këto projekte po ofrojnë një gamë të gjerë të faciliteteve dhe shërbimeve për banorët e tyre.

Përveç pozicionimit të tyre pranë bregdetit, këto komplekse po sjellin dhe risi brenda tyre duke ndërtuar dhe marina që do t’ua lehtësojnë udhëtimet banorëve drejt zonave të tjera bregdetare.

Shërbime të tjera si supermarkete, restorante dhe dyqane jane te pranishme duke i dhënë shumë facilitete banorëve në përditshmërinë e tyre.

Hoteleria është një sektor tjetër që po zhvillohet me shpejtësi, me hotele të reja dhe moderne që po ndërtohen brenda komplekseve në Hamallaj dhe që do të ofrojnë shërbime të larta për turistët e huaj dhe vendas.

Kjo do të ndihmojë në rritjen e numrit të vizitorëve dhe në zhvillimin e infrastrukturës turistike.

Këto projekte janë një dëshmi e qartë e potencialit të madh që ka vendi ynë për të zhvilluar turizmin dhe për të sjellë investime të suksesshme në të ardhmen. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd