Transmetuar më 20-10-2023, 09:44

Ai i ka "varur këpucët në gozhdë" disa muaj më parë, por kujdeset që të mos e humbasë formën e tij fizike. Zlatan Ibrahimovic i magjeps të gjithë ndjekësit e tij në Instagram. Arsyeja? Me stërvitje mbresëlënëse, për të thënë të paktën.
Ish-kampioni suedez i Milanit ka postuar një video në profilin e tij në Instagram, që e portretizon teksa stërvitet me unazat. Një super seancë për të formësuar më tej një fizik "mermeri" dhe formë sportive, në moshën 42-vjeçare, që nuk është veçse verbuese.
Në "klipin" e shkurtër, Zlatan shihet duke u stërvitur me simfoninë e 40-të të Mozartit në sfond. “Arti i pushtetit dhe kontrollit”, – shkruan njeriu i lindur në vitin 1981 në rrjetet sociale.