Babai i foshnjës që u infektua me HIV/AIDS në QSUT pas mjekimit në një intervistë ekskluzive në emisionin Top Story në Top Channel theksoi se nuk do të dorëzohet për të gjetur drejtësi.
Ai fajëson prokurorin Saimir Hysa për bllokimin e procesit në gjykatë.
“Është një luftë me djallin, por ne nuk dorëzohemi sido që të jetë verdikti, ma kanë shtyrë, prokurori Saimir Hysa një vit më ka bllokuar procesin, ma ka bllokuar për një vit, me një pafytyrësi më thotë më në fund u takuam”, tha ai.
Ai shprehet se kanë kaluar momente shumë të vështira, gjendja e djalit ishte e rënduar, ndërsa mjekët nuk gjenin diagnozën.
“Djali im ka lindur në tetor, shtatzënia ka qenë periudha më e bukur në jetën time, lindja ka qenë cezariane normale, më pas ditën e parë konstatuam, djali nuk bënte frymëmarrje normale dhe nga verifikimet nga materniteti kishte destres respirator, u shtrua pesë ditë në reanimacion u trajtua me terapi e antibiotikë dhe doli në datën 16 tetor 2021 nga spitali, ecuria ka qenë mirë, rritej shëndetshëm, më pas ndodhi bllokim frymëmarrje dhe u desh ta shtronim me urgjencë, duke parë gjendjen e rënduar u shtrua në reanimacionin e vjetër, gjendja nuk ishte e mirë, për pak i ka shpëtuar intubimit, pasi kemi dalë nga spitali gjendja e djalit nuk u rikthye kurrë si më parë. Më 26 dhjetor nisi një temperaturë aspak normale e shoqëruar me diarre dhe temperaturë e cila nuk ulej, folëm me doktoreshën dhe na dha një medikament për t’i ulur temperaturën, gjendja nuk përmirësohej, frymëmarrja rëndohej dhe po zhvillonte infeksione në lëkurë dhe infeksione urinare. Temperatura nuk ulej, doktoresha që e ndiqte hidhte teori që rezultuan negative, gjendja nuk ndryshoi në asnjë moment, kërkuam një epikrizë pasi ishim të bindur për ta dërguar jashtë, hodhi hipotezën e imunodeficencës, u shtrua në urgjencë, gjendja ishte shumë e rënduar me 60% oksigjen dhe përveç diagnozës që e morëm më pas ishte dhe me COVID, lëre viruse të tjera që i mori në spital”, tha ai.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd