
“Është koha për t’i ndaluar ‘tam-tamet’ për bastet, le të veprojë drejtësia… Tani, për shkak të kësaj historie, lufta në Ukrainë po kalon pa u vënë re, lajmet janë të mbushura me varësinë ndaj kumarit dhe zakonin e futbollistëve për lojërat e fatit. Jemi duke e ekzagjeruar”. Kështu tha ish-menaxheri i përgjithshëm i Juventusit, Luciano Moggi.
Mund të dalin emra të tjerë…
Po, por dhe kaq mjafton. Duhet të mendojmë për gjëra serioze, për njerëzit që nuk kanë çfarë të hanë, për luftërat. Kjo histori është e lodhshme.
Hapësira për futbollin e luajtur; Juve do të sfidojë Milanin…
Juve ka luajtur gjithmonë ndeshje të shkëlqyera në “San Siro”, por Milani është favorit. Besoj se si skuadër, kuqezinjtë janë superiorë.
Juventusi humbi Pogba për doping dhe Fagioli për shkak të aferës së basteve…
Giuntoli nuk ka nevojë për këshilla, por do të marrë patjetër një mesfushor. Nuk e di se si do ta trajtoja situatën e Fagioli dhe Pogba, me mua si menaxher e gjithë kjo nuk do të kishte ndodhur kurrë. Varet shumë nga mjedisi. Do t’iu kisha kushtuar vëmendje, pastaj as unë nuk jam i pagabueshëm.
Përsëri për Fagiolin…
Ne flasim për lojtarët e Juventusit më shpejt se të tjerët. Nëse ka dy lojtarë të tjerë, pse flasim gjithmonë vetëm për Fagiolin? Ata janë djem të rinj dhe e lëshojnë veten pak. Duhet të rregullojmë qëllimin. Ju nuk mund të vini bast për kampionatin ku luani, as për ekipin tënd, por mund ta bëni këtë për një ndeshje që luhet në anën tjetër të botës.