Transmetuar më 19-10-2023, 21:52

Fantazi e admirueshme e një hajduti në Varshavë.

Ngjarja ka ndodhur në disa qendra tregtare të kryeqytetit polak ku i riu qëndronte jashtë dyqaneve pa lëvizur, duke imituar manekinë, dhe pasi të gjithë largoheshin dhe dyqanet mbylleshin, ai vidhte lirshëm.

Në një tjetër rast, sërish duke qëndruar si manekinë deri në mbyllje të dyqanit, ai është filmuar nga kamerat duke u futur në një dyqan rrobash ku ka ‘zhveshur’ një manekinë, dhe rrobat e tij i ka ndërruar me ato “akull të reja”.

Por në një tjetër formë vepronte për të vjedhur restorantet. Ai futej si klient, fshihej më pas deri në mbyllje të restorantit, dhe vidhte arkën.

Tentativa të bukura, por sigurisht që nuk kanë dhënë rezultatin që i riu ka pritur, pasi është pikasur nga rojet e sigurisë dhe më pas është vënë në pranga, duke rrezikuar deri në 10 vite burg.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd