Transmetuar më 19-10-2023, 21:23

Aksident në aksin Fushë-Milot.

Dy persona janë dërguar në gjëndje të rëndë në spitalin e Traumës në kryeqytet, nga një aksident i ndodhur në segmentin e autostradës pranë Fushë Milotit.

Një kamionçinë teksa udhëtonte në drejtim të zonës së Fushë-Milotit, ka goditur dy kalimtarët, ndërsa janë dërguar me urgjencë nga autoambulancat e Laçit në drejtim të spitalit ushtarak në gjëndje të rëndë.

Ende janë të paqarta shkaqet e aksidentit.

Policia njofton se ‘rreth orës 20:00, në aksin rrugor Thumanë-Milot, në vendin e quajtur Fushë Milot, shtetasi E. I. duke drejtuar mjetin e tij kamionçinë, ka aksidentuar dy këmbësorët S. M. dhe K. M. të cilët janë transportuar në Spitalin e Traumes Tiranë për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore procedurale.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.’

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd