
Një automjet tip “BMW“ në të cilin udhëtonin dy persona ka marrë flakë në ecje në aksin Fier – Patos, në afërsi të Portëzës dhe më pas shoferi ka devijuar rrugën duke përfunduar në kanal.
Menjëherë pas avarisë drejtuesi dhe pasagjeri kanë braktisur mjetin për t’i shpëtuar flakëve.
Në vendgjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse për shuarjen e flakëve dhe policia.
Policia informon se ‘rreth orës 19:50, në aksin rrugor "Fier-Patos", ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip "BMW".
Nga flakët kanë marë dëmtime në trup drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, shtetasit E. Sh., 35 vjeç dhe D. Sh., 41 vjeç, të dy banues në Drizë, Fier, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në mjet.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.’