
Opozita e nisi ditën e sotme duke shkatuar kaos në parlament, gjë që çoi edhe në anulimin e senaës plenare.
Deputetët u larguan nga salla, teksa në ambientet e jashtme të godinës, nuk munguan dhe replikat mes tyre. Teksa deputeti demokrat Gazmend Bardhi po fliste për mediat, ministri Taulant Balla i është drejtuar duke i thënë se ish-kryeministri Berisha e po e përdor.
“Po të përdor Saliu”, tha Balla, ndërkohë që Bardhi ia ktheu me zë të lartë duke vijuar akuzat.
“O Taulant ty të kanë shfrytëzuar bandat, s’kemi thënë gjë o burrë”- ishte përgjigjia e Bardhit.
Deputetët e opozitës kthyen përmbys karriget e sallës ku do zhvillohej seanca e sotme parlamentare, si shenjë proteste për mospranimin e kërkesës së tyre, për ngritjen e Komisioneve hetimore. Pasi socialistët vendosën që të anulonin seancën, disa deputetë të “Rithemelimit” qëndruan ende në sallë, duke folur në foltoren e Kuvendit e duke e tansmetuar gjithçka live në Facebook.