Transmetuar më 19-10-2023, 12:04

Del foto e vëllezërve nga Kosova që humbën jetën mbrëmjen e kaluar në tunelin e Kalimashit në Rrugën e Kombit.

Ata janë Sadik Osmani dhe Nesret Osmani.

Lajmin e ka dhënë djali i një prej viktimave, përmes një postimi në Facebook, ndërsa ka postuar dhe një foto të dy vëllezërve.

“Me pikëllim të thellë dhe me lot në sy ju njoftojmë familjarë, miq e dashamirë se: dje si pasoj e një aksidenti të trafikut, në rrugën e Kombit kanë ndrruar jetë më të dashurit tanë, babai im Sadik dhe axha Nesret Osmani (Allahu i mëshiroftë). Djemtë e haxhi Sabit Osmanit Kravaricë-Gjilan. Ne nuk themi vetëm se atë që e kënaq Allahun Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi! Për varrimin ju informojmë më vonë”- shkruan ai.

Policia njoftoi ditën e djeshme se rreth orës 17:45, në tunelin e Kalimashit, janë përfshirë në një aksident rrugor automjetet tip “Benz” me drejtues shtetasin A. B., banues në Tropojë, automjeti tip “Ford”, ku udhëtonin dy vëllezërit që humbën jetën, si dhe autoboti me drejtues shtetasin Sh. S., banues në Kosovë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd