Transmetuar më 19-10-2023, 11:00

Detaje tronditëse nga plagosja e gruas në Pazarin e Korçës.

Janis Mazllëmi ka sulmuar me hanxhar një grua duke i shkaktuar plagë të rënda në trup. Një qytetar që tentoi ta ndalonte gjithashtu u plagos dhe përfundoi në spital bashkë me gruan.

Dëshmitarë okularë shprehen se ai (Jonis Mazllëmi) erdhi me hanxhar në dorë dhe nisi të qëllojë papushim gruan. Ata nuk njiheshin. Ai dukej si i droguar. Një burrë ndërhyri t’i ndante, por ai qëlloi edhe atë’!

Gruaja dhe qytetari u nisën për në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Ende mbeten mister shkaqet e sulmit.

Një grup hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd