Bruksel- Parlamenti Evropian do të diskutojë sot për pesë rezoluta të ndryshme për dialogun Kosovë-Serbi dhe lidhur me sulmin e armatosur të 24 shtatorit në Banjskë.
Në katër prej dokumenteve kërkohet që Serbia të mbahet përgjegjëse për atë që ndodhi dhe të vendosen masa ndëshkuese ndaj këtij shteti. Gjithashtu u bëhet thirrje palëve që të rikthehen në procesin e dialogut.
"ALEANCA PROGRESIVE E SOCIALISTËVE DHE DEMOKRATËVE – BE të propozojë një qasje të re dhe të balancuar në dialog. BE të veprojë si ndërmjetës i ndershëm, të ndryshojë qasjen e përkëdheljes së Serbisë. Këshilli të heqë menjëherë masat kundër Kosovës. BE të vendosë masa kundër Serbisë për sulmin në Banjskë", thuhet në njoftim.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd