Transmetuar më 18-10-2023, 16:23

Pas sulmeve terroriste të fundit të ndodhura në Francë dhe Belgjikë, autoritetet franceze kanë evakuuar aeroportet e Lille, Lion, Nantes, Nice, Paris-Beauvais dhe Toulouse  për shkak të kërcënimeve me bombë mëngjesin e ditës së sotme.

Kërcënimi thuhet se është marrë nga një burim anonim teksa forcat e rendit janë vendosur aktualisht për të monitoruar evakuimet dhe për të siguruar ndërtesat e aeroportit.

Fluturimet mbeten të pezulluara deri në një njoftim të mëtejshëm nga të gjitha aeroportet në fjalë. Autoritetet ka të ngjarë të ruajnë sigurinë e shtuar gjatë gjithë ditës së sotme teksa  pritet që do të ketë vonesa dhe anulime të fluturimeve në këto aeroporte.

Një zëdhënëse e aeroportit të Strasburgut i tha AFP se ai ishte duke u evakuuar, pasi mori "një e-mail keqdashës", citon NOA.AL

Ndërkohë, Pallati i Versajës pranë Parisit largoi vizitorët për arsye sigurie për të tretën herë brenda më pak se një javë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd