Transmetuar më 18-10-2023, 15:44

Zjarri shkrumbon pallatin në Tiranë.
Mësohet se zjarri ka rënë në një apartament në katin e 7-të, të një pallati në rrugën “Rexhep Shala”, teksa flakët kanë arritur edhe në një apartament në katin e 8.
Fatmirësisht nuk ka pasur viktima, teksa të gjithë banorët janë nxjerrë jashtë dhe zjarrfikësit kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve.
Nuk dihet ende shkaku i nisjes së zjarrit, ndërsa mësohet se flakët kanë nisur nga dhoma e gjumit e shtëpisë që ndodhej në katin e 7. Në pamjet e siguruara nga Gazeta SHQIP, duket dhe dëmi që është shkaktuar nga zjarri.
Kujtojmë se disa javë më parë, një pallat në zonën e ish-Nisharakut u shkrumbua nga flakët, duke u kthyer në i pabanueshëm.