Transmetuar më 18-10-2023, 13:33

Një 15 vjeçar është plagosur sot në Shkodër, pas një sherri me një bashkëmoshatar.

15 vjecari i plagosur me thikë, është nën kujdesin mjekësor dhe jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori i ngjarjes, është nën hetim me praninë e prindit dhe psikologut.

Arsyet e sherrit akoma nuk janë të qarta.

Policia vendore informoi se ‘rreth orës 11:00, salla operative e DVP Shkodër, është njoftuar se pas një konflikti mes dy 15-vjeçarëve, ishte lënduar me mjet prerës (biçak) njëri prej tyre.

Shtetasi i dëmtuar është dërguar menjëherë në spital, për ndihmë mjekësore, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

15-vjeçari tjetër u shoqërua në ambientet e DVP Shkodër dhe po merret në pyetje, në prani të prindit të tij dhe të psikologut.

Mjeti prerës është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të këtij konflikti dhe sqarimin e rrethanave të tij..