Transmetuar më 18-10-2023, 12:26

Një incident i panevojshëm i ka ndodhur kapitenit të Portugalisë, Cristiano Ronaldo, gjatë fitores 5-0 të ekipit të tij ndaj Bosnje dhe Hercegovinës në stadiumin Bilino Polje të Zenicës të hënën.
Pasi shënoi dy gola, Ronaldo u vu në shënjestër të një tifozi, i cili u fut në fushë dhe tentoi të bënte një selfie me 38-vjeçarin në minutën e 39-të.
Tifozi në dukje ishte një fans i Ronaldos pasi kishte veshur një fanellë të Al Nassr.
Megjithatë, Ronaldo nuk u duk i lumtur pasi u trondit nga tifozi që i afrohej nga pas ndërkohë që padashur ky i fundit i shkeli këmbën e yllit portugez duke i shkaktuar disa momente dhimbje këtij të fundit sic shihet dhe nga pamjet.
— …. A (@A_A_568) October 16, 2023