Transmetuar më 18-10-2023, 08:35

Një natë për t’u harruar e kombëtares braziliane në Montevideo, e kompletuar me “KO”. Pesë herë kampionët e botës humbën ndaj Uruguait 2-0, disfata e parë braziliane në këtë lloj përballjeje për 22 vite.

Ndeshja ishte e vlefshme për raundin e katërt të kualifikueseve të Amerikës së Jugut, për Kupën e Botës 2026.

Përveçse nuk shënoi gol, skuadra e Fernando Diniz pa të largohej me barelë në pjesën e parë edhe numrin e vet 10, Neymar, pas një ndrydhjeje të rëndë në gjurin e majtë. Do të vlerësohet për të zbuluar ashpërsinë e saktë të këtij dëmtimi.

Golat e Uruguajit u shënuan nga Darwin Núñez dhe De La Cruz, nga një në secilën pjesë loje. Kombëtarja braziliane praktikisht nuk e vuri thuajse fare në punë portierin Rochet, të Uruguajit dhe Internacional.

Brazili nuk kishte humbur një ndeshje kualifikuese prej 8 vitesh. Me këtë disfatë, kombëtarja braziliane zbret në vendin e tretë, e tejkaluar nga vetë Uruguaji, i cili arrin të njëjtat pikë me Brazilin (7), por qëndron më lart prej golaverazhit pozitiv.

Kujtojmë se 6 kombëtaret më të mira, pas 18 raundeve, kualifikohen drejtpërdrejt në Kupën e Botës 2026.

Humbja e kombëtares braziliane ndaj Uruguajit ishte e para në këtë edicion të eliminatoreve të Kupës së Botës, e para e Fernando Diniz si trajner i Brazilit dhe përveç kësaj iu dha fund disa tabuve.

Brazili nuk kishte humbur ndaj Uruguajit për më shumë se 22 vite, që nga 1 korriku 2001. Gjatë kësaj periudhe pathyeshmërie të “Selecao” pati 12 ndeshje, me 7 fitore braziliane dhe 5 barazime.

Pra, këtu përfundoi një seri pamposhtmërie prej 36 ndeshjesh e Brazilit në kualifikuese. Humbja e fundit ishte në tetor 2015, në debutimin e kualifikueseve për Botërorin 2018 (2-0 ndaj Kilit).

Deri në golin e Darvin Núñez, në minutën e 41-të të pjesës së parë, asnjëra skuadër nuk kishte goditur në portë. Menjëherë pas kësaj, Neymar u lëndua, Richarlison hyri në lojë, por në pjesën e dytë Brazili nuk e sulmoi kurrë Uruguajin deri në pikën për t’u afruar me barazimin.

De La Cruz vulosi fitoren uruguajane në minutën e 32-të të pjesës së dytë, pas një pasimi të mirë të Núñez.