Transmetuar më 18-10-2023, 09:29

Prestigjiozja sportive italiane "Gazzetta dello Sport" ka rikujtuar rastet kryesore kur skuadrat kanë mbetur pa portier, për shkaqe të ndryshme, kur nuk mund të bënim më zëvendësime, dhe janë detyruar të adaptojnë një lojtar të fushës (të roleve të tjera) mes shtyllave.

Kjo përmbledhje ka si shtysë rastin e fundit kur sulmuesi francez i Milanit u improvizua si portier nga nevoja, pas daljes me karton të kuq të Maignan ndaj Genoa, me kuqezinjtë pa të drejtë zëvendësimi më. Këtu më poshtë janë më të famshmit.

GENOA, ITALY - OCTOBER 07: Olivier Giroud of AC Milan celebrates the victory with his team-mates playing as goalkeeper after Mike Maignan received a red card during the Serie A TIM match between Genoa CFC and AC Milan at Stadio Luigi Ferraris on October 07, 2023 in Genoa, Italy. (Photo by Claudio Villa/AC Milan via Getty Images)

1.Olivier Giroud

Faulli i Maignan ndaj Ekuban, karton i kuq për "mbrojtësin ekstrem" kuqezi dhe… Milani nuk ka mundësi për zëvendësim (i ka kryer zëvendësimet e lejuara), me rezultatin 1-0 ndaj Genoa. Pioli detyrohet të dërgojë një lojtar të fushës në portë. Giroud propozon veten, duke veshur dorezat dhe u treguar vendimtar me një pritje të vonë ndaj Puscas.

2.Enzo Perez

Në vitin 2021, River Plate sfidonte Independiente me 25 lojtarë të padisponueshëm për shkak të Covid. Skuadra doli në fushë me lojtarë nga ekipet e të rinjve dhe mbi të gjitha me… Enzo Perez mes shtyllave. Ndeshja përfundoi 2-1, me Perez si protagonist të madh, por kësaj here si portier i improvizuar.

3.Kyle Walker

Precedenti i fundit në Champions League daton në Atalanta-Manchester City, më 2019. Claudio Bravo, portieri i skuadrës së Guardiolës, merr karton të kuq pak minuta nga fundi. Walker, i cili luan si mbrojtës i djathtë, shkon në portë, e mban atë të pastër dhe bllokon një goditje dënimi nga Malinovskyi.

4.Romulus

Vetëm 5 vite më parë, italo-braziliani, mes të tjerash ish-lojtar i Juventusit dhe Lazios, zëvendësoi bashkëkombasin e tij Nicolas në minutat e fundit të ndeshjes Inter-Verona, duke i rezistuar presionit të "San Siros" edhe në rolin e paprecedentë të portierit. Aventura e tij mes shtyllave ka zgjatur disa minuta, gjatë të cilave, megjithatë, evitoi një goditje të fortë të Borja Valeros.

of Dortmund is challenged by of Hoffenheim during the Bundesliga match between Borussia Dortmund and TSG 1899 Hoffenheim at Signal Iduna Park on May 18, 2013 in Dortmund, Germany.

5.Kevin Grosskreutz

Në një ndeshje të Bundesligës mes Borussia dhe Hoffenheim, anësori zëvendësoi Weidenfeller para penalltisë (dhe përjashtimit me karton të kuq), të shkaktuar nga ky i fundit. Grosskreutz kishte detyrën e mundimshme për të pritur një penallti, me skuadrat ende në barazim 1-1 në atë moment. Nuk ia doli, Hoffenheim fitoi 2-1.

6.Felipe Melo

Më shumë se teknikë, duhet personalitet. Të pranosh të kalosh disa minuta mes shtyllave me ekipin tënd nuk është për të gjithë. Këtë e di mirë Felipe Melo, i cili në vitin 2012 ishte një yll i vërtetë në Stamboll, ku shkëlqeu me fanellën e Galatasaray. Në një ndeshje kundër Elazigspor, braziliani bëri portierin pasi Muslera u përjashtua me karton të kuq. Rezultati? Penalltia e pritur ndaj Turkdogan dhe fitore 1-0 për Galatasaray.

7.Rodrigo Palacio

Në vitin 2012, sulmuesi argjentinas veshi fanellën e portierit të Interit gjatë një ndeshjeje të Kupës së Italisë kundër Veronës. Castellazzi u dëmtua dhe Rodrigo e zuri vendin e tij mes shtyllave. Verdheblutë iu afruan golit me Carrozza, goditja e fortë e të cilit e prit në mënyrë sensacionale nga argjentinasi.

TURIN, ITALY - DECEMBER 04: Arturo Vidal (L) of Juventus FC challenges Guillermo Rodriguez of AC Cesena during the Serie A match between Juventus FC and AC Cesena at Juventus Stadium on December 4, 2011 in Turin, Italy. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

8.Guillermo Rodriguez

Në Serie A 2011-2012, Arturo Vidal shënoi nga penalltia kundër… Guillermo Rodriguez, uruguajanit të ngarkuar për të zëvendësuar Antoniolin, pasi ky i fundit kishte kryer faullin e 11-metërshit dhe klishte dalë me të kuqe. Nga distanca e pikës së bardhë, Rodriguez nuk arriti ta hipnotizonte Vidalin. Megjithatë, pak më vonë, ia mohoi Quagliarellës golin për 3-0.

9.Francisco Farinos

Kupa UEFA 2002, Valencia-Inter. Farinos shkon në portë pas përjashtimit të Toldos, në një moment shumë delikat për zikaltrit. Ndeshja e parë në fakt kishte përfunduar 1-1 dhe Interi, me spanjollin mes shtyllave, kaloi në avantazh 1-0 falë golit të Ventolës. Për t’u kualifikuar, ata duhej ta ruanin portën e pastër. Kalpoi pa probleme për Farinos, i cili u lartësua duke evituar goditjet e shumta nga kundërshtarët e tij.

10.Samuel Eto’o

I veshur me uniformën e zikaltërve, kamerunasi fitoi tripletën në vitin 2010. Tifozët e Interit do ta mbajnë mend për golat e tij, por edhe Samuel, gjatë karrierës së gjatë, u detyrua ta rishpikte veten si portier. Ndodhi në vitin 2003, kur zëvendësoi Leo Franko në ndeshjen Bilbao-Malorca.

READING, UNITED KINGDOM - OCTOBER 14: John Terry of Chelsea replaces Carlo Cudicini in goal during the Barclays Premiership match between Reading and Chelsea at the Madejski Stadium on October 14, 2006 in Reading, England. (Photo by Ben Radford/Getty Images)

11.John Terry

Ashtu si në Serie A, edhe në Angli ka disa precedentë në lidhje me lojtarët që improvizohen mes shtyllave. Një për të gjithë? John Terry, komandanti i mbrojtjes së Mourinhos te Chelsea, i cili zëvendësoi Cudicinin në një ndeshje kundër Reading. Cech u dëmtua,  pak çaste pas fillimit, italiani hyri në vend të tij, por humbi ndjenjat në fund, pas një përplasjeje në lojë. Kështu ishte Terry ai që  përfundoi në portë, duke bërë mirë të rezistonte deri në fund të ndeshjes.

during the FA Cup Sponsored by e.on Quarter Final match between Manchester United and Portsmouth held at Old Trafford on March 8, 2008 in Manchester, England.

12.Rio Ferdinand

Në vitin 2008, gjatë një ndeshje të "FA Cup" kundër Portsmouth, Ferdinand hyri në portë në vend të Kuszczak. Kualifikimi i "Djajve të Kuq" varej nga intuita e Rios, i thirrur për të neutralizuar një penallti. Ai nuk arriti ta bënte këtë, për kënaqësinë e madhe të Portsmouth.

of Tottenham of Manchester United during the Barclays Premiership match between Tottenham Hotspur and Manchester United at White Hart Lane on February 4, 2007 in London, England.

13.John O’Shea

Vetëm një vit para Ferdinandit, ende me Manchester United, bashkëlojtari i Rio u detyrua të zinte vendin e Van der Sarit mes shtyllave. Ish-lojtari i Juves nuk u përjashtua me karton të kuq, por nuk mundi të qëndronte në fushë për shkak të një dëmtimi. Manchestder United po luante ndaj Tottenham dhe O’Shea bëri një ndërhyrje të mrekullueshme ndaj Keane.

SHEFFIELD, UNITED KINGDOM - DECEMBER 30: Neil Warnock, mamager of Sheffield, walks with stand-in goalkeeper, Phil Jagielka, after the Barclays Premiership match between Sheffield United and Arsenal at Bramall Lane on December 30, 2006 in Sheffield, England. (Photo by Ross Kinnaird/Getty Images)

14.Phil Jagielka

Sheffield United-Arsenal, 2006. Ndryshe nga shumë kolegë që përjetuan emocionin e të luajturit mes shtyllave për disa minuta, Jagielka qëndroi në portë për më shumë se gjysmë ore. Si ia kaloi? Shkëlqyeshëm, priti një "predhë" të Van Persie.

during the Serie A match between US Lecce and Bologna FC at Stadio Via del Mare on February 5, 2012 in Lecce, Italy.

15.Gennaro Delvecchio

Ish-mesfushori luajti rolin e portierit në dy raste: fillimisht në vitin 2005, në kohën e Lecce, kur ndaloi sulmuesit e Trevisos në një ndeshje në "Via del Mare". Pastaj, një vit më vonë, pasi u transferua te Sampdoria, kur iu desh të vishte dorezat në fund të një ndeshjeje në Reggio Calabria.

UDINE, ITALY - MARCH 20: Souleymane Diamoutene of Lecce (L) and David Di Michele of Udinese in action during the Serie A match between Udinese and Lecce on March 20, 2005 in Udine, Italy. (Photo by New Press/Getty Images) *** Local Caption *** Souleymane Diamoutene;David Di Michele

16.David DiMichele

Rasti i Felipe Melo te Galatasaray është i rrallë, por jo unik. Madje, "Mbreti David" mburret me dhjetëra gola të shënuar dhe… një penallti të pritur në Kupën e Italisë. Në vitin 2004, Di Michele luante për Udinese dhe, gjatë një ndeshjeje jashtë fushe në Lecce, ai zëvendësoi Handanovic në minutën e 90-të. Slloveni ishte përjashtuar me karton të kuq për një faull, akorduar nga arbitri si penallti. Vucinic u shfaq te pika e bardhë, por gjuajtja e tij u prit nga Di Michele.

Lecce's Francisco Lima of Brazil, right, challenges for the ball with Cagliari's Davide Carrus during the Italian league Lecce vs Cagliari soccer match in Lecce, Italy, Saturday, April 22, 2000. Lecce won 2-1. (AP Photo/Ivan Tortorella)

17.Francisco Lima

Kujtimi është ende i gjallë në mendjet e tifozëve të Lecce. Ishte viti 1999 dhe, në "Via del Mare", skuadra salentino priti Reggina dhe ishte përpara 2-1. Njëmbëdhjetë minuta para fundit të ndeshjes, Chimenti u përjashtua me karton të kuq dhe vendin e tij mes shtyllave e zuri mesfushori brazilian. Mysafirët mësyjnë portën e Lecce, por Lima neutralizon çdo përpjekje të tyre.

FUSSBALL : 1. BUNDESLIGA 02/03 , Muenchen , 09.11.02 FC BAYERN MUENCHEN - BORUSSIA DORTMUND 2:1 Jan KOLLER / DORTMUND als TORWART FOTO:BONGARTS/Sandra-Behne

18.Jan Koller

Në vitin 2002, sulmuesi i Borussia Dortmund zëvendësoi Lehmann gjatë një ndeshje të komplikuar kundër Bayern Munich. Koller u vlerësua për shpëtimin e asaj që mund të shpëtohej, por bavarezët gjithsesi arritën të merrnin tri pikët.

19.Fabio Bilica

Tri javë pas shfaqjes në Lima kundër Reggina, e njëjta skenë u përsërit në Milan-Venecia. Mbrojtësi brazilian u thirr për të zëvendësuar Casazza në portë dhe, kundër të gjitha gjasave, priti një penallti të goditur nga Shevchenko. Mirëpo, arritja e tij nuk mjaftoi për të arritur një rezultat, duke pasur parasysh se ndeshja ende përfundoi 3-0 për kuqezinjtë.

20.Ciccio Graziani

Nga Kyle Walker tek Ciccio Graziani. Ashtu si mbrojtësi i krahut të Manchester City, edhe sulmuesi italian u fut në portë për disa minuta gjatë një ndeshjeje të Kupës Evropiane më 1976. Graziani luajti për Torinon, e cila priste Monchengladbach dhe kishte nevojë për një fitore për t’u kualifikuar. Për shkak të tri zëvendësimeve të kryera, Ciccio duhej të bënte portierin në fund të ndeshjes. Ai bëri një pritje të mirë, por Torino nuk arriti të shënonte dhe ndeshja përfundoi 0-0.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd