Transmetuar më 17-10-2023, 12:10

Teksa futbolli italian është tronditur ditët e fundit nga stuhia e basteve, në Angli po bën bujë një lajm i publikuar nga "The Sun", sipas të cilit një futbollist i Premier League (identiteti i të cilit, megjithatë nuk bëhet i ditur) ka organizuar një seri festash me "drita të kuqe", që përfshijnë lojtarë të tjerë.

Sipas zbulimeve të tabloidit anglez, këto festa janë mbajtur në hotele luksoze me përfshirjen e disa modeleve, të detyruara të nënshkruajnë marrëveshje me shkrim (në të cilat kanë rënë dakord për disa praktika erotike) dhe të dorëzojnë telefonat e tyre.

Ka qenë njëra prej këtyre vajzave që ka zbuluar disa detaje për "The Sun". “Diçka e pabesueshme, – tha burimi i gazetës angleze. – Në dhomat me vajzat ishin të pranishëm disa lojtarë të Premier League. Madje disa ishin në shtrat së bashku”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd