
“Ne jemi të trishtuar dhe kemi lot në sy”. Këtë e tha trajneri i kombëtares suedeze, Janne Andersson në një konferencë për shtyp pas ndeshjes së pezulluar kundër Belgjikës, për shkak të sulmit terrorist në Bruksel, ku mbetën të vrarë dy tifozë suedezë.
"Në pjesën e parë dëgjuam këtë lajm të pabesueshëm. Të gjithë lojtarët nuk donin të vazhdonin, – shpjegoi ai. – Në çfarë bote jetojmë? Edhe në Suedi ka pasur shumë viktima të dhunës me armë kohët e fundit".
Sipas raportimeve në mediat belge, policia e Brukselit, të martën në mëngjes neutralizoi sulmuesin e dyshuar që dje vrau dy tifozë suedezë, të cilët kishin mbërritur në kryeqytetin belg për të ndjekur ndeshjen kundër kombëtares vendëse.
Pas një përplasjeje me armë zjarri, agresori u dërgua në spital, ku ndodhet në terapi intensive, pasi ka marrë një plumb në gjoks.