Transmetuar më 17-10-2023, 10:42

Aktori shqiptar Alex Seitaj është bërë pjesë e sezonit të ri italian “Drag Race”, me rolin e tij "Vezirja".

Ai prezantua dhe e përshkroi veten si “Drag Queen” i parë shqiptar.

Në këtë konkurs, Seitaj zgjodhi një veshje me ngjyrat e flamurit kombëtar shqiptar të stampuar në një bluzë.

“Drag Race” Italia është një serial televiziv dhe konkurs italian i bazuar në serialin amerikan “RuPaul’s Drag Race”.

Shfaqja paraqet një grup “drag queen”-ash italianë teksa konkurrojnë për titullin “Superstar Next Drag i Italisë”, duke u bërë ambasadore të MAC Cosmetics për një vit.

@paramountplusit TOTALE! #Vezirja 🇦🇱 #DragRaceItalia è su Paramount+ #dietrolequinte #seriedavedere #rpdr #rpdrvideos #rpdrita #dragracecontent #nuoveuscite #paramountplus #fashiontok #cinematok ♬ suono originale – Paramount+ Italia