Transmetuar më 17-10-2023, 10:30

Pas takimit “kokë më kokë“ për rreth 30 minuta me presidentin e Republikës, Bajram Begaj, Macron ndodhet në një takim me kryeministrin Edi Rama.

Mësohet se kryeministri shqiptar dhe presidenti Macron do të nënshkruajnë marrëveshjet ekonomike dhe bashkëpunimi mes dy vende.

Më herët, Macron tha mbrëmë në darkën e shtruar në Pallatin e Brigadave tha se historia që na bashkon është pasuri e çmuar dhe Franca është e vendosur ta rentabilizojë këtë marrëdhënie dypalëshe, duke u mbështetur te frankofonia e gjallë e vendit tuaj, tek deti Mesdhe që kemi të përbashkët dhe tek ambiciet përballë sfidave të përbashkëta dhe ju e kujtuat shumë mirë.

"Dua t’ju theksoj mbështetjen e Francës për atë që ne e quajmë procesin e zgjerimit, por është vështirë të bëhet një proces zgjerimi, sidomos kur ka këtë emër dhe kur flasim për proces kapitujsh, procedurash nuk ka asgjë më pak erotike se termat që kemi zgjedhur, ndërsa pak përpara të gjithë ne përpiqemi të shpjegojmë që është histori dashurie, formë dashurie.

Është një gjeni europiane që e kemi ne, ekskluzivitetin dhe quhet burokraci. Një proces zgjerimi preferoj ta quaj, ritakim apo ribashkim. Mjafton të shohim një hartë dhe të shohim historinë tonë për të kuptuar që kjo Evropë nuk do të zgjerohet duke iu pritur, sepse ju jeni tashmë në qendër.

Mjafton të shohim historinë tuaj për t’ju thënë që nuk do të zgjerohemi, por do të bashkohemi, sepse ju keni qenë këtu që në fillim. Ju e keni themeluar, ju e keni frymëzuar këtë kontinent".

Më tej ai shtoi: "Ky kontinent është një bisedë shumë më tepër se një gjeografi burokratike, është një bisedë që nga thellësia e mijëvjeçarëve nuk ka ditur të flasë si duhet dhe ta shpëtojë nga lufta e përhershme civile këtë vend që prej 70 vjetësh ia ka dalë përmes një mrekullie, pas një drame të tmerrshme të shkaktuar nga vullneti i njerëzve.

Është kjo që do të bëjmë bashkë në vitet e ardhshme. Na duhet shumë imagjinatë sepse nuk do të zgjerojmë diçka që është kaq vështirë për të lëvizur me 27 anëtarë, me gjithë frikën, me gjithë hezitimet falë jush do ta bëjmë të ecë përpara.

Përtej kësaj, ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera politike, shkëmbime ekomomike që përparojnë dhe dua të përshëndes firmosjet e marrëdhënieve, realizimet e sotme sidomos parku fotovoltaik i Karavastasë që dëshmojnë për këtë potencial.

Do të flasim për energji, për shërbimet urbane, për transportet, për ekonominë e së ardhmes. Kemi kantierë të pafund për t’u hapur, por kemi fatin të veprojmë në bazë të kulturës dhe politikës", tha Macron.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd