Transmetuar më 17-10-2023, 08:46

IZRAEL- Pamje të rënda janë publikuar nga forcat ajrore të Izraelit, ku tregohet momenti i sulmit të ndërtesës ku qëndronte kreu i Inteligjencës së Hamasit. Në videon e publikuar thuhet se sulmi ajror u krye në Khan Younis në Rripin e Gazës. Madje nga pamjet shihet sesi një ndërtesë goditet dhe bëhet rrafsh me tokën nga raketat izraelite.

Konflikti Izrael-Palestinë

Luftimet filluan kur Hamasi më 7 tetor nisi Operacionin Al-Aksa Flood, një sulm i befasishëm me shumë drejtime, duke përfshirë një breshëri lëshimesh raketash dhe infiltrimesh në Izrael nëpërmjet tokës, detit dhe ajrit. Ai tha se inkursioni ishte në hakmarrje për sulmin ndaj Xhamisë Al-Aksa dhe rritjen e dhunës së kolonëve. Ushtria izraelite më pas nisi operacionin Shpatat e Hekurt kundër objektivave të Hamasit brenda Rripit të Gazës. Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet ajrore izraelite në Gaza është rritur në të paktën 2750, përfshirë 750 fëmijë. Në Izrael, 1300 janë vrarë.