Transmetuar më 16-10-2023, 19:18

Mbrëmjen e kaluar në “Love Island Albania”, Xhoana dhe Arlind u përballën pas eleminimit të saj. Ndërkohë Arlindi ka vijuar një marrëdhënie tjetër me Uedën, diçka që ka shkaktuar zhgënjim te Xhoana. Në intervistën për “Rudina” në Tv Klan, ajo ndan përjetimin e saj për situatën e krijuar.

Nuk mund të them që ndihem mirë, më ndajnë vetëm 24 orë nga nata e mbrëmshme. Nuk dua ta komentoj më fare Arlindin, atë që kisha për të folur me të i sqarova në prime.

Rudina Magjistari: E përkufizon tradhti diçka të tillë, çfarë emri do t’i vije?

Xhoana: Zhgënjim. Tradhti nuk mund ta quaj sepse në fund të ditës unë e dija që ai dëshironte të vazhdonte qëndrimin në vilë, por kanë qenë shumë premtime, shumë fjalë mes nesh dhe…

Rudina Magjistari: Premtimet cilat ishin që nëse del ti dal edhe unë pas teje? I keni bërë premtime të tilla njëri-tjetrit?

Xhoana: Kemi folur për vazhdimësinë tonë jashtë. Nuk është se unë Arlindit nuk i kisha thënë kurrë që kam një fëmijë jashtë, thjesht ai nuk e besonte dhe aty isha më serioze se kurrë. Por nuk mendoj që kjo e ndaloi Arlindin drejt meje, mendoj që thjesht do që të vazhdojë lojën e tij. Nuk kishte eksperienca të tjera, ishte me mua për 5 javë dhe mbase…

Gazetarja Klotilda Harka i drejton disa pyetje Xhoanës ku e para është pritja e saj për t’i dhënë puthjen e parë Arlindit. Ndryshe nga Ueda, Xhoana priti 3 javë për puthjen mes tyre.

Xhoana: Mendoj që lidhja ime me Arlindin ka qenë komplet ndryshe nga e Uedës, nuk ishim gati as ai dhe as unë. Ne kishim hyrë me mendje të ndarë, nuk do puthemi në program do hyjmë dhe puthjet do t’i lëmë për jashtë.

Xhoana shton se pavarësisht qëllimit të qartë kur hyn në program, ndjenjat janë të paevitueshme.

Xhoana: Unë dua të jem e sinqertë me veten, momentin e parë që hyn mendon famën, mendon të mirat që mund të sjellë “Love Island” por brenda në emision më ndodhi një lloj afeksioni që nuk e kisha menduar.

Ish-konkurrentja thotë se raporti i Arlindit me Uedën mund të vazhdojë, por duket se gjithçka është mbyllur mes tyre.

Xhoana: Tani ato le të trashëgohen, mua nuk më intereson më pasi Arlindi ishte një mashkull… domethënë ai shkeli mbi të vërtetën që kemi pasur për 5 javë rresht, unë iu dedikova vetëm Arlindit. Që Arlindi të mos ndihej keq nuk kam pranuar asnjë mashkull tjetër kështu që të paktën minimumi, prisja respekt nga ana e tij.

Klotilda Harka: Mos ndoshta të zuri karma e Eratos?

Xhoana: Nuk e mendoj si karmë pasi nuk kam pasur asnjë marrëdhënie me Eraton. Mund të kenë ndodhur disa keqkuptime midis njëri-tjetrit, por jemi sqaruar.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd