Transmetuar më 16-10-2023, 16:44

Ditën e nesërme Shqipëria do të përballet me Bullgarinë në orën 18.00, në “Air Albania”.

Trajneri brazilian i kombëtares, Sylvinho gjatë një konference për shtyp u shpreh se edhe pse është një ndeshje miqësore gjithcka do të merret seriozisht. Braziliani u shpreh entuziast për formën fizike dhe ecurinë e ekipit teksa tha se nuk mund të bëj shumë ndryshime në skuadër pasi humb ekuilibrin.

Sylvinho foli gjithashtu edhe për sulmuesin Armando Broja i cili pritet nga tifozët me entuziasëm të madhë të rikthehet në kombëtare.

“Armando Broja? Është një lojtar që ka ardhur nga një dëmtim i rëndë. I është dashur 9 muaj të kthehet në fushë. Një ndeshje para se të vinte te ne ka luajtur 45 minuta. U zëvendësua sepse kishte probleme fizike. Ai bëri kontrolle fizike te Chelsea. Erdhi këtu dhe kishte një shqetësim. U ulëm dhe biseduam. Ishte e qartë që nuk ishte në gjendje për të luajtur. Bashkë me lojtarin dhe me klubin vendosëm që ai të kthehet për t’u rikuperuar", u shpreh trajneri i kombëtares.

I pyetur nga gazetarët për rinovimin e kontratës me kombëtaren shqiptare Sylvinho nuk ktheu një përgjigje të drejtpërdrejt po tha se fokusi është ndeshjet e nëntorit dhe përgatitja për to

"A jeni gati të firmosni një kontratë të re, për të na udhëhequr edhe në eliminatoret e Botërorit të ardhshëm? Ne mendojmë të gjithë njësoj. Nuk e kemi mbaruar rrugëtimin tonë dhe flasim çdo ditë për t’u përgatitur për dy ndeshjet e nëntorit. Jemi me mendjen në nëntor, unë me stafin tim, por edhe Federata. Djemtë po bëjnë shumë mirë, me nëj shpirt skuadre të bukur dhe të fortë. Lojtarët luajnë me shpirt e zemër, dhe djersijnë shumë në fushë"- tha ai, citon NOA.AL