Transmetuar më 16-10-2023, 15:18

Mbahet sot në Tiranë Samiti i Procesit të Berlinit. Në nisje të këtij samiti, kryeministri Edi Rama priti një nga një të gjithë homologët e tij.

Rama u tregua shumë miqësor me kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, me të cilin s’pati vetëm një shtrëngim duarsh e një foto zyrtare, por edhe një përqafim.

Në një video të publikuar nga kryeministri Abazoviç, dëgjohet Rama teksa i drejtohet me fjalët “O ma i miri i tanëve hajde”, ndërkaq Abazoviç ia kthen “Baba i kombit”.

Për mediat Abazoviç tha se e ardhmja e të gjitha vendeve të rajonit është në BE.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd