Transmetuar më 16-10-2023, 18:23

Sipas një studimi të botuar nga revista “New Scientist” ka rezultuar se kanabisi i tanishëm është thuajse 10 herë më i fuqishëm sesa i 50 viteve më parë.

Kjo sepse përmbatja e lëndës active THC(delta-9-tetrahydrocannabinol, një substancë psikotrope) në kanabis është rritur ndjeshëm që nga vitet 1970 dhe efektet anësore janë më të shpeshta dhe më të rrezikshme, veçanërisht në adoleshencë.

Një tjetër studim i vitit 2020 që vlerëson fuqinë e marijuanës në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Holandë, Francë, Danimarkë dhe Zelandën e Re zbuloi se përqendrimet e THC në lulëzimin e tharë të bimëve të kanabisit u rritën me 0.29% në vit nga 1970 në 2017.

Një nga arsyet është se me kalimin e viteve, varietete gjithnjë e më të fuqishme të bimës janë marrë në kultivimin e kanabisit falë teknikave të sofistikuara të kultivimit selektiv. Këto versione me THC të lartë janë gjithnjë e më të njohura.

Një faktor tjetër që duhet marrë në konsideratë është se mënyra se si e konsumojmë kanabisin ka ndryshuar.

Ndërsa pirja e bimëve të thara mbetet konsumimi më e popullarizuar, por ushqimet, ekstraktet ose avujt janë gjithnjë e më të popullarizuar dhe të lehtë për t’u aksesuar, dhe ato kanë më shumë gjasa të kenë nivele shumë të përqendruara të THC.

Nivelet më të larta të lëndës aktive shoqërohen me efekte anësore më të shpeshta dhe të pakëndshme si të përzjera, të vjella, rrahje zemre jonormale dhe të çrregullta, paranojë.

Dhe veçanërisht në adoleshencë, kur truri është në zhvillim, ai mund të dëmtojë lidhjet nervore, duke reduktuar kapacitetin e të mësuarit dhe kujtesës, duke shkaktuar depresion dhe çrregullime psikotike.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd