
Trajneri i Sampdorias, njëkohësisht edhe legjenda e mesfushës italiane, Andrea Pirlo ka dhënë para mediave opinionin e tij për çështjen aq të diskutuar të basteve.
Ai shprehu keqardhjen që futbollistët si Zaniolo apo Tonali, të cilët janë hetuar, janë në qendër të vëmendjes dhe kanë kompromentuar karrierën e tyre.
Gjatë një eventi të organizuar nga e përditshmja “Gazzetta dello Sport”, Pirlo tregoj keqardhje sesi lojtarë të këtyre niveleve dhe një pasuri për futbollin italian përfshihen në situata kaq të pakëndëshme.
“Unë fola me lojtarët e mi sot për këtë temë. Le të shpresojmë që të mos ketë raste të tjera. Duhet të kemi kujdes.
Lojtarët kanë punën më të mirë në botë dhe nuk ka kuptim të humbasin kohë në këto situata.
Ata kanë gjithçka që duan. Kanë para, sukses, famë… Pra, nëse e hedhin karrierën poshtë për këto lloj gjërash, është shumë keq.
Na vjen keq, shpresojmë që të mos jetë asgjë serioze”, ka thënë mes të tjerash ish-mesfushori. NOA.AL
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





