Transmetuar më 16-10-2023, 09:20

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Përrenjas – Librazhd, ku një automjet është përmbysur në mes të rrugës.

Ngjarja është regjistruar në fshatin Qukës, ku mësohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin e tij dhe për pasojë makina është përplasur me barrierat mbrojtëse dhe ka përfunduar e përmbysur në rrugë.

Paraprakisht raportohet se nuk ka të lënduar nga ky aksident, ndërsa grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Dyshohet paraprakisht se shkak është bërë lagështira në rrugë dhe shpejtësia tej normave.