Transmetuar më 16-10-2023, 07:49

SHQIPËRI– Orët eparadites paraqiten nën ndikimin e kthjellimeve të shkurta dhe vranësirave të dendura në të gjithë territorin e vendit.

Parashikohet që; orët vijuese të sjellin shtim të vranësirave në të gjithë territorin, duke sjellë dhe reshjet e para te shiut si fillim në zonat veriore dhe veriperëndimore, por gradualisht shirat do të përfshijnë të gjithë territorin ku herë pas here do të jenë rrebeshe shoqëruar me stuhi të forta ere.

Parashikohet që gjatë natës reshjet të pësojnë intensifikim në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje gjatë orëve të mëngjesit, por mesdita do të sjellë rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 30°C.

Era do te fryjë e fortë duek arritur shpejtesine maksimale mbi 55 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 4 ballë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd