Transmetuar më 15-10-2023, 08:10

Malësi e Madhe – Një burrë në moshë të thyer humbi jetën sot herët në mëngjes pasi u përfshi në një aksident fatal për të cilin policia ka shoqëruar një djalë të ri nga Maqedonia.

Ngjarja ndodhi ditën e sotme rreth orës 05:40, në aksin rrugor Shkodër – Koplik, raporton noa.al.

Automjeti me drejtues shtetasin Elhamet Isa, 24 vjeç, banues në Gostivar, Maqedoni e Veriut, ka përplasur këmbësorin M. P., 77 vjeç, banues në Omaraj, Malësi e Madhe.

Si pasojë e përplasjes, burri këmbësor ka humbur jetën.

Ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /noa.al