ITALI – Sheiku Jassim bin Hamad al-Thani ka hequr dorë nga lëvizja për blerjen e Manchester United, raporton gazetari italian Fabrizio Romano këtë të shtunë.
Oferta e fundit nga miliarderi katar, djali i kryeministrit, të Katarit Hamad bin Jassim Al Thani, u vlerësua në pothuajse 7 miliardë dollarë (6.7 miliardë euro) për 100 për qind të kapitalit aksionar të klubit anglez, përveç shlyerjes së detyrimeve. Por mesa duket kjo nuk e ka bindur familjen Glazer për të shitur klubin.
I njëjti gazetar shton gjithashtu se burime të lidhura me Sheik Jasimin nuk pranuan të komentojnë këtë informacion, duke përmendur "kufizimet e konfidencialitetit", por konfirmuan se ai vetë tashmë është tërhequr nga procesi i blerjes dhe shitjes së Manchester United.
Duhet theksuar se me tërheqjen e sheikut Jassim bin Hamad al-Thani, miliarderi britanik Jim Ratcliffe po kryeson këtë garë për blerjen e Manchester United, diçka që tashmë ishte raportuar më parë.
? EXCLUSIVE: Sheikh Jassim has presented fully cash bid, clearing all old debt, with zero new debt, for 100% of the Club.Sheikh Jassim’s team decline to comment on this news citing “confidentiality restrictions”, but have confirmed they’ve withdrawn from the process. pic.twitter.com/UBUVDyDVAt
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) October 14, 2023
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd