Transmetuar më 15-10-2023, 08:09

Aksident i rëndë në Turqi. Dy persona humbën jetën dhe 25 u plagosën pasi autobusi me të cilin po udhëtonin doli nga rruga dhe u përmbys në zonë Gurun të Sebastias, në Turqinë Lindore.

Sipas mediave vendase aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar ekipet e shpëtimit, zjarrfikëses, policisë dhe xhandarmërisë. Ekipet kanë thyer xhamat e autobusit dhe kanë shpëtuar pasagjerët e bllokuar.

Të plagosurit janë dërguar me ambulancë në spitalet e afërta, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd