Transmetuar më 14-10-2023, 18:56

Durrës – Vdekje e dhimbshme për një grua në moshë fare të re, 33 vjeçe, pasi ra nga pallati ku banonte dhe dyshimet janë për vetëvrasje.

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme, në lagjen nr.18, Durrës, ku dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tetë i një pallati, shtetasja A. B., 33 vjeçe.

Policia tha se e ndjera vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Si pasojë e plagëve fatale që mori, e reja ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Në foto shikoni pamje nga vendngjarja, pallati pranë sheshit Vala në lagjen nr 18 të qytetit bregdetar. /noa.al