Transmetuar më 14-10-2023, 15:09

Kristi, ish banori i BBV, është padiskutim një ndër personazhet më të komentuar në media.

Shpesh herë, ai ka qënë një shënjestër e komenteve negative në rrjetet sociale, madje duke marrë edhe kërcënime me vdekje.

Së fundmi, ndjekësit e tij janë kapur sërish me Kristin dhe kësaj radhe për paraqitjen e tij në tapetin e kuq të premierës së filmit “Në Kuadër të Dashurisë”.

Kristi ka bërë një postim në profilin e tij zyrtar të Instagramit, duke publikuar një foto nga premiera, të cilën e ka shoqëruar me komentin: “Në çfarë kuadri më saktësisht”?

Ky postim i ish-banorit, nuk është pritur mjaft mirë nga ndjekësit, ku një pjesë e mirë e akuzojnë se ai është ziliqar ndërsa një tjetër pjesë e komenton lidhur me veshjen e tij.

“Në kuadrin e mëso të vishesh sipas rastit se le nam. A shkohet në premierën e filmit, në tapetin e kuq me syze dielli dhe me xhinse si karagjoz. Më vjen keq,  por e patolerushme”, shkruan një ndjekëse e Kristit.

Disa të tjerë komentojnë atletet, disa të tjerë modelin e xhinseve dhe kështu Kristi ka vendosur t’iu përgjigjet, duke shkruar:

“Kush thotë se ka një kod për një “look” apo stil në tapetin e kuq, veçanërisht në një vend kur informaliteti është një element i fortë i kulturës. Mësoni të mendoni para se të shkruani me kompetencë”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd